Rreth nesh


Kush jemi

"AL-TEK sh.p.k është një kompani inxhinierike e krijuar në vitin 2005 e cila sjell eksperiencën më të mirë për sistemet Ngrohje-Ftohje me teknologjinë më të fundit. Ne jemi të liçensuar për projektim dhe zbatim sipas standarteve ndërkombëtare ISO."

Qëllimi

AL-TEK – Sfidon Stinët: Qëllimi ynë është zgjidhja klimaterike brenda hapësirës ku ju jetoni ose punoni duke garantuar komfortin dhe cilësinë, duke maksimalizuar efiçiencën dhe duke pasur një rikthim të investimit fillestar në kohë sa më të shkurtër në raport me sistemet tradicionale të Ngrohje-Ftohjes

Sistemet kryesore ku ne operojmë: Rezidencial – Komerçial – Industrial

"Sisteme me Panele Diellore & Termodinamike për ujin sanitar. Energji të rinovueshme. Sisteme Ngrohje - Ftohje CHILLER / Pompa nxehtësie me ujë. Sisteme kondicionimi Multisplit, VRF. Sisteme ventilimi me Rekuperator energjie. Oxhaqe, Kaldaja, Stufa. Sisteme të Pastrimit qëndror ekologjik dhe pa zhurma. Sisteme Ngrohje-Ftohje me panele radiante elektrik ose me ujë. Sisteme të furnizimit me ujë, Pompa (qarkulluese, shtytëse, zhytëse, drenazhi, hidrante). Materiale Hidraulike & Rakorderi për sisteme me presion të lartë. Sisteme Mbrojtje ndaj Zjarrit."

Filozofia Jonë

Çdo produkt duhet të plotësojë kërkesat e klientit dhe të jetë rekomandim për konsumatorët e ardhshëm ku klienti është ai që rikthehet tek ne dhe jo produkti.

Respekti për mjedisin

Produkti / Sistemi I cili I dorëzohet klientit garanton maksimalisht cilësinë e ajrit / ujit duke u prodhuar nga Pajisje me efiçencë të lartë, me konsum të ulët energjie dhe duke shfrytëzuar energjinë e rinovueshme. Planifikimi efektiv inxhinierik dhe produktet me liçenca CE sigurojnë ekologjinë dhe mbrojtjen e mjedisit që na rrethon.

Pozicion Lider

Pozicioni i liderit në sistemet që ne ndërtojmë na obligon të kujdesemi për komfortin e klientëve. Duke vendosur klientin dhe kërkesat e tij në qendër të sistemit ne vazhdimisht përmirësojme linjën tonë të produkteve. AL-TEK përzgjedh në mënyrë ekskluzive produktet e saj nga fabrikat më prestigjoze botërore duke respektuar liçensat dhe deklaratat e konformitetit.

Çertifikime

ISO 9001:2015 - ISO 3834-2:2006 ISO 14001:2015 - ISO 50001:2018 OHSAS 18001:2007

Staf i Specializuar

Skuadra AL-TEK përbëhet nga një staf i specializuar për sistemet Ngrohje - Ftohje. Ne përkujdesemi që të jemi sa më koherent me zhvillimet teknologjike duke zhvilluar trajnime me partnerët tanë.

AL – TEK sh.p.k.
  • +355682000021
  • This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
  • Rruga Llazi Miho 1027
    Kombinat - Vaqarr
    Tiranë - Shqipëri

powered by

WEB DESIGN, BUSINESS APPS, E-COMMERCE

open consulting